Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muçi flet për Salahun: Është nder të luash me të

Mohamed Salah - Trabzonspor

Sulmuesi Ernest Muçi ka lavdëruar Mohamed Salahun, duke e cilësuar yllin egjiptian si futbollist të jashtëzakonshëm. 

Muçi e Salah janë bashkëlojtarë te skuadra e Trabzonsporit. 

34-vjeçari Salah në fillim të këtij muaji iu bashkua Trabzonit si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Liverpoolin.

Salah të dielën i shënoi dy golat e parë për Tranbzonin. 

Trabzonspori fitoi 2:1 ndaj Bashakshehirit në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës turke.

Edhe Presidenti i Trabzonsporit flet për të ardhmen e Muçit Futboll Presidenti i Trabzonsporit flet për të ardhmen e Muçit

Reprezentuesi i Shqipërisë, Muçi, asistoi për golin e dytë. 

“Salah është lojtar shumë i mirë. Është vërtet nder për ne të luajmë me të. Secili prej shokëve tanë të ekipit ndihet njësoj. Lidhja me shokët tanë të ekipit është shumë e mirë. Shpresojmë që ta përfundojmë këtë sezon në një pozitë shumë të mirë. Ishte ndeshje shumë e vështirë për ne”, ka thënë 25-vjeçari Muçi.