Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muçi asiston, por fitorja u takon Hasit, Dellovës e Krasniqit

Ernest Muçi

Futbollisti i Shqipërisë, Erneset Muçi, ka asistuar për golin e radhës të shënuar nga Mohamed Salah në Superligën e Turqisë. Por Amedspori e fitoi 2:1 ndeshjen e javës së tretë ndaj Trabzonsporit.
Muçi lëshoi një top me goditje me të jashtmen e këmbës së djathtë, ndërsa Salah nuk gaboi për epërsinë 1:0 të Trabzonsporit. Por më pas, Amedspori shënoi dy gola për fitoren 2:1.

Në fushë tek Amedspori, që drejtohet nga trajneri Besnik Hasi, u paraqitën dy futbollistët e Kosovës, Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi. Të dy lojtarët e kompletuan takimin.
Për Salahun është goli i katërt nga po aq paraqitje për Trabzonsporin.

Amedspori ka dy fitore nga tri ndeshje, kurse Trabzoni mbetet me katër pikë.

 


Muçi me superasistim për golin e radhës të Salahut

Futbollisti i Shqipërisë, Erneset Muçi, ka bërë superasistim për golin e radhës të shënuar nga Mohamed Salahut në Superligën e Turqisë.

Muçi lëshoi një top me goditje me të jashtmen e këmbës së djathtë, ndërsa Salah nuk gaboi për epërsinë 1:0 të Trabzonsporit ndaj Amedsporit të drejtuar nga Besnik Hasi.

Edhe Muçi shënon gol në Turqi Futboll Muçi shënon gol në Turqi

Në fushë tek Amedspori janë dy futbollistët e Kosovës, Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi.
Për Salahun është goli i katërt nga po aq paraqitje për Trabzonsporin.

VIDEO