Superylli egjiptian i futbollit, Mohamed Salah, u prit nga dhjetëra mijëra tifozë në aeroportin e Trabzonit të mërkurën mbrëma.
Salah u shfaq i emocionuar pas pritjes madhështore që iu bë nga shikuesit e Trabzonsporit.
Ai ka thënë se “nuk kam përjetuar kurrë një gjë të ngjashme më parë”.
Tifozët e Trabzonit brohoritën emrin e Salahut, ndërsa pati edhe fishekzjarrë në shenjë mikpritje të yllit egjiptian të futbollit.
“Atmosfera është e pabesueshme. Jam shumë i lumtur. E kam të vështirë ta shpreh me fjalë sa i lumtur jam. Më besoni, nuk mbaj mend të kem parë ndonjëherë diçka të tillë më parë. Jam shumë i lumtur për shkak të një dashurie të tillë. Do të bëj çmos që të kem sukses në ligë dhe në Evropë me Trabzonsporin”, ka thënë Salah para dhjetëra mijëra shikuesve besnikë të Trabzonsporit.
Salah kishte oferta të shumta pas largimit nga Liverpooli. Por vendosi për ofertën e majme të Trabzonsporit. Salah pritet të paguhet rreth 17 milionë euro në vit. Kontrata e tij do të jetë dyvjeçare.
Binlerce Trabzonspor taraftarının akın ettiği Trabzon Havalimanı’na inen Süper Lig’in en değerlisi, “Ya Allah Bismillah Mohamed Salah” tezahüratlarıyla karşılandı pic.twitter.com/OgP3K9ZNeO
🔴🔵 Trabzonspor’un dünya yıldızı transferi Mohamed Salah, Trabzon’da!#beINSPORTS pic.twitter.com/1NNAvIFjn6 🔴🔵 Trabzonspor’un dünya yıldızı transferi Mohamed Salah, Trabzon’da!#beINSPORTS pic.twitter.com/1NNAvIFjn6