Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tjetër fitore evropiane e Chelseat që mposht Copenhagenin e Ramajt

Chelsea

Chelsea që është favorit në Ligën e Konferencës ka shënuar fitore 2:1 në udhëtim te Copenhageni të enjten mbrëma, në ndeshjen e parë të një të tetës së finales.

Pasi nuk e regjistroi asnjë gjuajtje në kornizën e portës në pjesën e parë, skuadra e drejtuar nga Enzo Maresca kaloi në epërsi dy minuta pasi nisi pjesa e dytë.

Kapiteni Reece James e mposhti portierin Diant Ramaj. Jamesi realizoi me gjuajtje të saktë prej afro 28 metrave.

Copenhageni për pak sa nuk i barazoi shifrat me Viktor Claessonin që e qëlloi shtyllën, dhe topi u kthye në duart e portierit Robert Sanchez.

Ramaj u mposht edhe një herë tjetër në minutën e 65-të. Kësaj radhe realizues ishte Enzo Fernandez.

Gabriel Pereira e shënoi golin e fundit në ndeshje, dhjetë minuta para fundit.

Edhe Chelsea mposhtet por avancon në gjysmëfinale Futboll Chelsea mposhtet por avancon në gjysmëfinale

Ndeshja kthyese luhet pas një jave në ‘Stamford Bridge”.

Fituesi i këtij ballafaqimi luan në çerekfinale ndaj Moldes apo Legias së Varshavës.