Portieri gjerman, Marc-Andre ter Stegen, do të jetë sërish kapiten i parë i skuadrës së Barcelonës.
Të enjten, Barça njoftoi se kishte hapur procedurë disiplinore kundër Ter Stegenit pasi reprezentuesi i Gjermanisë refuzoi të nënshkruajë dokumentin mjekësor që gjiganti katalunas do t’ia dorëzonte La Ligës në lidhje me operacionin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër shkak të kësaj, Ter Stegenit iu hoq edhe shiriti i kapitenit.
“Klubi njofton se Marc-Andre ter Stegen ka nënshkruar autorizimin e nevojshëm që klubi t’i dërgojë La Ligës raportin mjekësor në lidhje me operacionin e tij. Çështja disiplinore është mbyllur dhe lojtari është përsëri kapiten i ekipit të parë me efekt të menjëhershëm”, ka shkruar Barça të premten në faqen zyrtare.