Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Te Dinamo transferohet edhe Edona Kryeziu

Edona Kryeziu

Njëra prej futbollisteve më të mira në Kosovë, Edona Kryeziu, po ashtu transferohet te Dinamo Zagrebi.

Këtë e bëri të ditur klubi i deritashëm i saj, Mitrovica.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Ka ardhur koha që edhe nga futbolli i femrave të Kosovës vajzat tona të tregojnë veten në klubet evropiane. Ju njoftojmë se pas më shumë se 7 vitesh bashkëpunim, tashmë kemi ndarë rrugët me Edona Kryeziun dhe Endrina Elezaj, të cilat ishin ndër akteret kryesore për sukseset e klubit tonë për gjithë këto vite. Së bashku kemi arritur suksese të shumta, kemi fituar plot 12 trofe. Edhe pse na presin sfida të mëdha, ua ofruam mundësinë që këto futbolliste t'i tregojnë vlerat në ligën e Kroacisë te Dinamo e Zagrebit", shkruan në njoftim.