Kolni e fitoi 2:1 “Derbin e Rajnit” kundër Borussia Monchengladbachut të dielën, duke zgjatur serinë pa humbje në shtëpi në katër ndeshje kundër rivalëve të tyre.
Kolni e fitoi ndeshjen falë supergolit të Said El Mala.
Ai e realizoi golin e fitortes në minutën e 67-të.
Ndeshja derbi i takoi xhiros së pestë të Bundesligës gjermane.
Isak Johannesson e shënoi golin e parë në minutën e 26-të, kurse të barazimit 1:1 për Gladbachun e shënoi Joe Scally.
Kolni është i dhjeti me shtatë pikë, derisa Gladbachu mbetet skuadra e vetme pa pikë.