Suhareka nuk ia doli ta sigurojë mbijetesën në Superligën e Kosovës në futboll.
Suhareka në kuadër të xhiros së fundit barazoi 2:2 me Ballkanin. Suhareka kampionatin e përfundon në pozitën e parafundit me 42 pikë. Mbijetesën nuk e ka siguruar as Feronikeli 74 që është në vendin e fundit me vetëm 15 pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBallkani e mbyll edicionin në vendin e dytë me 62 pikë.
Bernard Karrica e kaloi në epërsi Ballkanin në minutën e 33-të. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë. Karrica dhjetë minuta më pas u ndëshkua edhe me karton të kuq.
Suhareka shifrat i barazoi në minutën e nëntë shtesë të pjesës së parë pas autogolit të realizuar nga Gentrit Halili.
Valentin Serebe e kaloi sërish në epërsi Ballkanin 2:1 në minutën e 65-të.
Mevlan Zeka e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 84-t.