Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pjesëlojë prej 55 minutash në Suharekë

Suhareka

Suhareka është duke barazuar 1:1 me Ballkanin në Suharekë në ndeshjen e fundit të kampionatit, ndërsa pjesa e parë zgjati plot 55 minuta.

Pati dy herë ndërprerje nga pesë minuta, pas rishikimeve të situatave në VAR.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ballkani kaloi në epërsi me golin e Bernard Karricës nga penalltia në minutën e 33-të. Gjyqtarit Gramos Shala iu deshën pesë minuta për të konfirmuar se pati ndërhyrje të palejuar në zonë.

Karrica më pas në minutën e 43-të u përjashtua nga loja, pasi e goditi në fytyrë me këmbë sulmuesin Liridon Fetahajn e Suharekës.

Edhe momenti i kartonit të kuq u pa në VAR.

Suhareka i barazoi shifrat në minutën e katërt të kohës shtesë. Goli u anulua fillimisht për pozitë jashtë loje. Mevlan Zeka depërtoi deri në zonë dhe gjuajti, ndërsa topin në portën e vet e shtyu gabimisht Gentrit Halili.

Ky gol u pranua me pesë minuta vonesë pas konfirmimit të VAR-it.