Suedia e ka siguruar finalen e plejofit për Kupën e Botës 2026, pasi të enjten mbrëma në Valencia e mposhti Ukrainën thellë 3:1.
Golat për suedezët i shënoi Viktor Gyokeres.
Sulmusi i Arsenalit realizoi “hat-trick” pas golave në minutën e gjashtë, të 51-të, dhe të 72-të pas penalltisë.
Golin e vetëm për Ukrainën e shënoi Matvii Ponomarenko. Në finalen e 31 marsit, Suedia do të luajë në shtëpi ndaj Polonisë.