Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Statistikat që e trembin Rumaninë para ndeshjes me Kosovën

Vojvoda

Mërgim Vojvoda gjatë ndeshjes Kosova - Rumania që u zhvillua në "Fadil Vokrri"

Statistikat që e trembin Rumaninë para ndeshjes me Kosovën! Zero Fitore.

Ky është titulli me të cilin e ka nisur shkrimin mediumi “Fanatik.ro”, para duelit të pestë të Grupit C2 të Ligës së Kombeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rumania – Kosova zhvillohet në Bukuresht nga ora 20:45.

Gjyqtar i ndeshjes do të jetë Morten Krogh nga Danimarka. Me gjyqtarë nga Danimarka, ekipet rumune nuk kanë asnjë fitore.

“Misioni i trikolorëve mund të vështirësohet për shkak të gjyqtarit danez Morten Krogh, i njohur për gabimet në ndeshjen FCSB – Sparta Praga. Rumania nuk i ka numrat në të mirë të vet në ndeshjet ku gjyqtar janë danezët”, ka shkruar ndër të tjera mediumi rumun.

Rumania asnjëherë nuk ka fituar asnjëherë në 10 ndeshje me gjyqtarë danezë. Ka pësuar gjashtë disfata dhe ka marrë tri barazime. Nuk e ka asnjë fitore.