Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

St. Galleni ia shtyn Thunit festën e titullit

St Gallen

St. Galleni e fitoi me gol të minutave shtësë ndeshjen kundër Young Boysit të dielën.

Me fitoren 2:1, St. Galleni shtyu festën e Thunit, që humbi të shtunën në shtëpi 1:0 nga Lugano.

Golin e fitores 2:1 për St. Gallenin e shënoi në minutën e 92-të Chima Okoroji.

Për ta festuar për herë të parë në histori, Thunit i përshtatej edhe barazimi i St. Gallenit. Por St. Galleni mposhti Young Boysin 2:1.

Në fakt, nëse Thuni do ta fitonte ndeshjen ndaj Luganos, do të festonte, pavarësisht se me çfarë rezultati do të mbyllej takimi ndërmjet Young Boysit dhe St. Gallenit.

Edhe Frokaj i gëzohet golit të parë të sezonit Futboll Frokaj i gëzohet golit të parë të sezonit

Ezgjan Alioski shënoi golin e fitores 1:0 të Luganos ndaj Thunit të shtunën.

Te Thuni luajnë dy futbollistët kosovarë, Valmir Matoshi dhe Kastriot Imeri.