Klubi zviceran, St. Gallen, ka shfaqur interesim për njërin prej lojtarëve më premtues defanziv në Itali, Gabriel Ramaj.
Ramaj është qendërmbrojtës 19-vjeçar dhe kapiten i të rinjve të Atalantas.
Për të interesim kanë shprehur edhe Marseille dhe Slavia Praga, ka shkruar mediumi “4-4-2” i Zvicrës.
Ramaj ka shfaqur ndeshje të mëdha në “UEFA Youth League”, që është “Championsi” i grupmoshës U19.
Ramaj luajti me grupmoshën U16 të Italisë para se t’i bashkohej U17 të Shqipërisë. Ka paraqitje edhe me U17, U18 dhe U19 të Italisë, ndërsa tani paraqitet për U21 të Shqipërisë.