Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sloti hoqi dorë nga ceremonia në nderim të tifozëve të lënduar

Arne Slot

Trajneri i Liverpoolit, Anre Slot, ka vendosur të mos marrë pjesë në një ceremoni në Londër, ku do të pranonte një çmim. Sloti ka theksuar se ka vendosur kështu për t’u solidarizuar me tifozët që u prekën nga tragjedia gjatë paradës së ekipit në qendër të qytetit.

Slot u zgjodh trajner i edicionit në Premier League dhe trajner i vitit nga shoqata e trajnerëve të ligës, pasi e udhëhoqi Liverpoolin drejt titullit të 20-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qindra mijëra tifozë mbushën rrugët e Liverpoolit të hënën për të festuar me lojtarët që po parakalonin ne një autobus të hapur. Gëzimi u kthye në ankth kur një burrë përplasi veturën në një turmë njerëzish.

 65 persona mbetën të lënduar, ndërsa 11 janë të shtruar në spital . Një britanik 53-vjeçar u arrestua me dyshimin për tentim vrasje, tha policia.