Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sky: Hajdari e Avdullahu vazhdojnë kontratat me Hoffenheimin

Avdullahu e Hajdari

Leon Avdullahu e Albian Hajdari kanë vazhduar kontratat me skuadrën e Bundesligës gjermane Hoffenheim, transmeton “Sky Sport”. 

Avdullahu raportohet se ka firmosur kontratë të re deri në vitin 2031 dhe se kontrata e re nuk përmban klauzolë lirimi. Për Avdullahun kishin shprehur interesim Atletico Madridi dhe Atalanta, por Hoffenheimi planifikon ende me të. 

Po ashtu edhe Hajdari ka vazhduar kontratën deri në vitin 2031, ndërsa edhe në kontratën e tij nuk ka klauzolë lirimi. 

Është sinjal i qartë se Hoffenheimi planifikon gjatë me ta.