Trajneri i Hoffenheimit, Christian Ilzer është i lumtur që mesfushori Leon Avdullahu ka vazhduar kontratën me këtë klub.
Avdullahu të mërkurën e vazhdoi kontratën me klubin e Bundesligës gjermane, ndërsa Ilzer për këtë foli të premten në konferencë për shtyp.
“Ai ishte shumë i rëndësishëm në ekipin e Baselit që e fitoi titullin e kampionit në Zvicër dhe ka vazhduar njëjtë edhe tek ne. Ai është organizator i lojës dhe jashtëzakonisht i sigurt me top. Është po ashtu shumë ambicioz dhe dëshiron të përmirësohet ende. Avdullahu i di kualitetet që i ka”, ka thënë Ilzer.
Avdullahu është lider i mesfushës së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Avdullahu synon të bëhet lojtar i nivelit të Ligës së Kampionëve
-
Avdullahu nënshkruan kontratë të re me Hoffenheimin: Është strateg
-
Sky: Hajdari e Avdullahu vazhdojnë kontratat me Hoffenheimin
-
Hoffenheimi “blindon” dyshen e Kosovës
-
Te Hoffenheimi të bindur që Avdullahu e Hajdari do të zhvillohen edhe më shumë