Futboll

Simeone fton shtatë lojtarë të akademisë në stërvitje

Diego Simeone

Skuadra e Atletico Madridit ka filluar stërvitjet për ndeshjen e së enjtes në Kupën e Mbretit. Atletico nga ora 19:00 do të jetë mysafir i skuadrës Unio Esportiva Vic.

Trajneri i Atleticos, Diego Simeone, ka vendosur që t’i ftojë shtatë futbollistë nga akademia për këtë ndeshje.

Kostis, Spina, Carlos Gimenez, Javi Serrano, Alberto Moreno, Adrian Almeida dhe Javi Bonar janë futbollistët që janë ftuar nga Simeone.

Ndërsa për ndeshjen ndaj Unio Esportiva Vic do të mungojnë Pablo Barrios, Marcos Llorente, Cesar Azpilicueta, Robin Le Normand dhe Clement Lenglet.

Atletico këtë edicion në La Liga ka 20 pikë dhe renditet në pozitën e katërt. Ndërsa në Ligën e Kampionëve nuk ka treguar ndeshje të mira. Ka fituar një ndeshje dhe ka humbur në dy.