Shtatë tifozë të futbollit kanë mbetur të vdekur në një aksident të rëndë. Furgoni në të cilin ishin tifozët u përplas me një kamion që po vinte nga drejtimi tjetër.
Tifozët ishin mbështetës të skuadrës greke PAOK dhe po udhëtonin për në Francë për të përcjellë nga afër ndeshjen e Ligës së Evropës me Lyonin, që zhvillohet të enjten.
Tre tifozë të tjerë janë shtrirë në spital me lëndime serioze. Aksidenti i rëndë ndodhi në Rumani, gjatë tentimit të ngasësit të furgonit për të bërë tejkalim.
Janë publikuar edhe pamje të aksidentit. Furgoni dhe kamioni u ndeshën me pjesën e përparme.
Aksidenti fatal ndodhi në mbrëmjen mes të hënës dhe të martës.