Një i mbijetuar i aksidentit tragjik me furgon, i cili ndodhi të martën dhe ku vdiqën shtatë tifozë të klubit grek të futbollit PAOK, mes tyre dy shqiptarë, ka deklaruar se sistemi i asistencës së korsisë (lane assist) mund të ketë ndikuar në aksident, ka bërë të ditur mjeku i tij të mërkurën, raporton “Ekathimerini”.
Aksidenti ndodhi në një rrugë me dy korsi në Timișoara të Rumanisë. Viktimat ishin duke udhëtuar drejt Lyonit të Francës për të ndjekur ndeshjen e Ligës së Evropës.
Pamjet e aksidentit tregojnë se furgoni ishte duke parakaluar një cisternë që transportonte alkool, u rikthye në korsinë e tij, por më pas devijoi papritur në korsinë e kundërt, duke u përplasur ballë për ballë me një kamion që po vinte përballë.
VIDEO:
Deadly crash in Romania: a minibus carrying fans of Greek club PAOK collides with a truck
The driver and six passengers were killed, while several others were taken to hospitals.
All of the victims were Greek citizens. pic.twitter.com/mLln6rGNaX
Mjeku grek Dimitris Koukoulas, duke folur për transmetuesin shtetëror ERT, ka thënë se i lënduari ka treguar se sistemi i asistencës së korsisë kishte bllokuar timonin e furgonit, duke e pamundësuar kthimin në korsinë e tij pas parakalimit.
Sistemi “lane assist” është një teknologji ndihmëse për shoferët, e krijuar për të parandaluar daljen e paqëllimshme nga korsia. Sistemi përdor kamera dhe sensorë për të identifikuar vijat e rrugës dhe, sipas rastit, paralajmëron shoferin ose ndërhyn lehtë në drejtim për ta mbajtur automjetin në korsi.
Edhe
Një shqiptar në mesin e viktimave në aksidentin e tifozëve të PAOK-ut
Autoritetet janë duke hetuar disa faktorë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Sipas Koukoulas, gjendja e të mbijetuarit është më e mirë krahasuar me dy të lënduarit e tjerë, ndërsa ai ka pësuar kryesisht fraktura në gjymtyrët e poshtme. Ndërkohë, familjarët e viktimave kanë mbërritur në Rumani për identifikimin e të afërmve të tyre.
-
Shkon në dy numri i të vdekurve nga aksidenti në Tiranë
-
Një i vdekur e tetë të lënduar në rrëmujën në Jordani gjatë përcjelljes së ndeshjes së Botërorit
-
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një autobusi në Turqi
-
Mediumi austriak: Valon Berisha e pa nga afër aksidentin ku mbeti i vdekur kushëriri i tij