Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shqipëria U21 fiton me golat e Brrutit dhe Rashicës

Shqiperia U21

Shqipëria U21 ka fituar 3:2 në miqësore ndaj Uzbekistanit U21, të hënën në Turqi.

Etnik Brruti i realizoi dy gola për kuqezinjtë, ndërsa Ermir Rashica një.

Shqipëria U21 luan vetëm miqësore për shkak se FSHF-ja e organizon Evropianin e ardhshëm të kësaj grupmoshe. Bëhet fjalë për Euro 2027 që organizohet së bashku me Federatën e Futbollit të Serbisë.