Shqipëria për kundërshtare në Grupin C1 të Ligës C të Ligës së Kombeve do t’i ketë Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon.
Shqipëria ishte në vazon e parë me Islandën, Malin e Zi dhe Kazakistanin.
Shqipëria edicionin e kaluar garoi në Ligën B, por mbeti e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve.
Përzgjedhësi i Shqipërisë në futboll, Sylvinho, ka thënë se Liga e Kombeve, është garë e vështirë. Por ai ka theksuar se Shqipëria fokusin e ka te ndeshja kundër Polonisë.
Shqipëria më 26 mars përballet me Poloninë në gjysmëfinale të plejofit të Kupës së Botës 2026.
“Është gjithmonë një kompeticion shumë i vështirë, shumë i bukur. Luhet në një mënyrë shumë të shpejtë, zgjat praktikisht dy-tre muaj. Këtë herë bëhet në dy muaj. Gjithçka luhet shumë shpejt, është një garë e bukur. Kemi parë këtu shumë skuadra të forta. Dhe pastaj, për ne nuk është e lehtë të mendojmë edhe për Ligën e Kombeve, pra të arrijmë në atë moment, sepse ne e kemi mendjen prej rreth një muaji e gjysmë duke punuar për plejofe. Është një gjë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, si federatë dhe si vend, por sigurisht… tani presim që të vijë momenti i duhur. Një grup gjithmonë shumë i vështirë, por në këtë moment e kemi mendjen te plejofin e marsit”, ka thënë Sylvinho për Federatën Shqiptare të Futbollit.
Ndërkohë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka theksuar se fokusi është në ndeshjen e marsit kundër Polonisë.
“Në përgjithësi, unë nuk është se kam menduar ndonjëherë që ndeshjet fitohen në short apo në letër. Ndeshjet dhe kompeticionet fitohen në fushë. Ka shpeshherë raste që mendon se shorti ishte i keq dhe në përfundim të aktivitetit renditesh më mirë dhe anasjelltas. Gjithmonë ka një lloj baraspeshe sportive të skuadrave, sepse ndahen në vazo siç dihen rregullat. Nuk mund të them nëse ishim me fat apo pa fat. Mund të them për një gjë që ishim me fat që nuk kemi ndonjë skuadër që do të udhëtojmë shumë larg. Në Finlandë uroj që të mos luajmë në nëntor, sepse ka goxha temperatura të ulëta dhe nuk është mirë për futbollistët. Gjithsesi është një kompeticion që kemi kohë për ta përgatitur. Jam shumë i sigurt që do ta përgatisim dhe luajmë mirë”, ka thënë Duka.
Por ai insiston se fokusi është për ndeshjen e marsit.
“Uroj që të kemi sukses në mars, uroj që të bëjmë gjithçka mirë me ndeshjet e plejofit dhe pastaj të fillojmë dhe të mendojmë edhe për Ligën e Kombeve, i cili nuk është një kompeticion më pak i rëndësishëm. Është shumë i rëndësishëm jo vetëm për renditjen dhe për të shkuar një grup më lart, por është shumë i rëndësishëm, sepse nga ky kompeticion mund të sigurojmë edhe një vend në plejofin e kualifikueseve të Evropianit. Do ta bëjmë sa më mirë, do ta përgatisim sa më mirë dhe uroj që të kemi të gjithë futbollistët, akoma edhe më shumë të rinj, për ta luajtur sa më mirë këtë kompeticion”, ka thënë Duka.
Para se Shqipëria të luajë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve për edicionin 2026/2027, më 26 mars do të ketë tjetër përballje të rëndësishme. Do të luajë kundër Polonisë në gjysmëfinale të plejofit për Kupën e Botës 2026.
Ndeshjet e xhiros së parë të Ligës së Kombeve janë prej 24 deri më 26 shtator të këtij viti.
Sylvinho: Nuk mendojmë për ndeshjet e Ligës së Kombeve
Përzgjedhësi i Shqipërisë në futboll, Sylvinho, ka thënë se Liga e Kombeve, është garë e vështirë. Por ai ka theksuar se Shqipëria fokusin e ka te ndeshja kundër Polonisë.
Shqipëria më 26 mars përballet me Poloninë në gjysmëfinale të plejofit të Kupës së Botës 2026.
Shqipërinë në Grupin C1 të Ligës C të Ligës së Kombeve, përballet me Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos.
“Është gjithmonë një kompeticion shumë i vështirë, shumë i bukur. Luhet në një mënyrë shumë të shpejtë, zgjat praktikisht dy-tre muaj. Këtë herë bëhet në dy muaj. Gjithçka luhet shumë shpejt, është një garë e bukur. Kemi parë këtu shumë skuadra të forta. Dhe pastaj, për ne nuk është e lehtë të mendojmë edhe për Liga e Kombeve, pra të arrijmë në atë moment, sepse ne e kemi mendjen prej rreth një muaji e gjysmë duke punuar për plejofet. Është një gjë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, si federatë dhe si vend, por sigurisht… tani presim që të vijë momenti i duhur. Një grup gjithmonë shumë i vështirë, por në këtë moment e kemi mendjen te plejofin e marsit”, ka thënë Sylvinho për Federatën Shqiptare të Futbollit.