Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shqipëria mbyll përgatitjet për duelin me Norvegjinë

Futbollistet e Shqiperise

Futbollistet e Shqipërisë e kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së parë të plejofit për “Euro 2025” ndaj Norvegjisë, që zhvillohet të premten nga ora 16:00 në “Loro Boriçi” të Shkodrës. 

Por të enjten në stërvitje munguan Eriola Delija dhe Mikaela Metalla. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, ato nuk ishin në gjendje të mirë shëndetësore.  Ballafaqimi ndaj norvegjezeve është i rëndësishëm për “Euro 2025” që organizohet në Zvicër. 

Ndeshja kthyese zhvillohet më 29 tetor në Oslo.