Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shkëlqimi i vazhdueshëm i Shaqirit ndaj Winterthurit

Xherdan Shaqiri

Winterthuri duket të jetë kundërshtari i pëlqyer i Xherdan Shaqirit në Superligën e Zvicrës në futboll.

Të shtunën 34-vjeçari ishte më i miri në fitoren 3:0 të Baselit ndaj Winterthurit. Shënoi gol dhe asistoi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas kthimit te Baseli, Shaqiri ka luajtur katër ndeshje me Winterthurin. Dhe i ka katër gola e gjashtë asistime kundër kësaj skuadre.

Të shtunën luajti vetëm 73 minuta dhe u pushua për ndeshjen në Ligën e Evropës. Baseli përballet të enjten me ish-skuadrën e Shaqirit, Lyonin.

Shaqiri këtë edicion në elitën helvetike i ka pesë gola e pesë asistime në nëntë paraqitje.