Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shkëlqen Kosova, fitore e madhe ndaj Suedisë

kosova

Kosova ka reaguar në mënyrën më të mirë pas humbjes së thellë nga Zvicra në Basel.

Të hënën mbrëma në “Fadil Vokrri”, Kosova fitoi 2:0 ndaj Suedisë, përfaqësueses së mbushur me yje të Premier Leagues.

Me fitoren e arritur në stadiumin e stërmbushur në Prishtinë, Kosova është kthyer në garë për kualifikim për Kupën e Botës 2026.

Suedia vlerësohej favorite, por të përzgjedhurit e Franco Fodas kanë shfaqur më shumë në fushën e lojës. Dhe dy golat e pjesës së parë sollën tri pikët e mëdha.

Është kjo njëra prej fitoreve më të rëndësishme të Kosovës deri më tani.

Edhe Kosova jep sinjale se në Bratislavë udhëton për fitore Futboll Kosova jep sinjale se në Bratislavë udhëton për fitore

Mesfushori Elvis Rexhbeçaj shënoi për 1:0 në minutën e 26-të. Rexhbeçaj realizoi pas një kundërsulmi, në tentim të dytë.

Ndërkohë Vedat Muriqi, lideri i pakontestueshëm i përfaqësueses, shënoi golin për 2:0 në minutën e 42-të. Albion Rrahmani bëri punë të madhe dhe pasoi për Muriqin që shënoi gol të bukur.

Për Muriqin ishte goli i 32-të me fanellën e Kosovës. Ai është bindshëm golashënuesi më i mirë i “Dardanëve”. Ndërkohë Rexhbeçaj e shënoi golin e dytë me përfaqësuese.

Kosova ka rrezikuar edhe disa herë në pjesën e parë, por rastet e saj i kishte edhe Suedia.

Ndërkohë pjesa e dytë ishte më e qetë. Suedia kishte iniciativën, ndërsa lojtarët e Kosovës provuan përmes kundërsulmeve. Florent Muslija lëshoi rast të mirë në minutën e 89-të. Por shifrat nuk ndryshuan.

Edhe Lëndimi që “solli” formacionin e historisë Futboll Lëndimi që “solli” formacionin e historisë
Notat e lojtarëve sipas SofaScore

Te Kosova ka munguar kapiteni Amir Rrahmani, pastaj Edon Zhegrova, Milot Rashica, Florent Hadërgjonaj e Emir Sahiti. Por gjitha këto mungesa nuk janë vërejtur shumë.

Foda vendosi për formacion me dy sulmues, ndërsa përkrah Muriqit luajti Rrahmani. Në mbrojtje janë paraqitur Lumbardh Dellova e Fidan Aliti, ndërsa në krahë ishin Ilir Krasniqi e Dion Gallapeni, që kishin ndeshje stabile. Mërgim Vojvoda luajti pak më i avancuar kur Kosova ishte në sulm dhe shndërrohej mbrojtësi i pestë në defanzivë. Leon Avdullahu, Elvis Rexhbeçaj e Florent Muslija kanë formuar mesfushën.

Në pjesën e dytë rastin e fituan edhe Fisnik Asllani, Muharrem Jashari, Lindon Emërllahu dhe Veldin Hoxha, që debutoi.

Te Suedia në sulm startuan Viktor Gyokeres i Arsenalit dhe Anthony Elanga i Newcastlet. Në pjesën e dytë u aktivizua edhe Alexander Isak i Liverpoolit, transferimi më i madh i verës në futbollin evropian.

Edhe Si e transformoi Franco Foda përfaqësuesen e Kosovës? Futboll Si e transformoi Franco Foda përfaqësuesen e Kosovës?

Por milionat këtë herë nuk kryen punë. Festa ishte për lojtarët e Kosovës dhe tifozët që kishin mbushur stadiumin.

Kosova ndeshjen e ardhshme e luan më 10 tetor ndaj Sllovenisë, po në “Fadil Vokrri”. Aktualisht është në vendin e dytë në grup, pas Zvicrës dhe para Suedisë e Sllovenisë.

Lexo përditësimet tjera
kos

Shkëlqen Kosova, fitore e madhe ndaj Suedisë