Kosova drejt fitores së madhe, në epërsi pas pjesës së parë
Kosova po fiton 1:0 pas pjesës së parë të ndeshjes me Suedinë.
Fisnik Asllani shënoi me asistim të Veldin Hoxhës në minutën e 32-të.
Në minutën e 43-të Leon Avdullahu qëlloi shtyllën pas një rasti tjetër të artë të Kosovës. Fillimisht goditi Vedat Muriqi e më pas Avdullahu dërgoi topin në shtyllë.
Goditjen e bukur të Muriqit e ndali portieri suedez.
Në Goteborg, përkrahja për Kosovën është shumë e madhe.
Kosova i afrohet golit të dytë, goditet shtylla
Kosova ka lëshuar rast të artë për të shënuar për 2:0.
Në minutën e 44-të, Kosova e goditi shtyllën.
Asllaniiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Suedisë. Fisnik Asllani shënoi në minutën e 31-të.
Suedia e Kosova në kërkim të golit
Ndonëse Suedia po dominon në fushë, edhe Kosova po e kërkon golin në Goteborg.
Fisnik Asllani kishte rast të mirë në minutën e 27-të, por portieri suedez ishte në vend. Kosova i kishte edhe disa gjysmëraste.
Rezultati mbetet 0:0.
Përkrahje e madhe për Kosovën në Suedi
Kosova po ka përkrahje të madhe në ndeshjen me Suedinë në Goteborg.
Mijëra shqiptarë janë në stadiumin “Ullevi”, që deri më tani janë më të zhurmshëm se tifozët vendas.
Rezultati pas minutës së 20-të mbetet 0:0.
Muriq me pritje vendimtare
Aro Muriq ka bërë pritje vendimtare në minutën e dhjetë të ndeshjes Suedi – Kosovë.
Rezultati mbetet 0:0.
Ndeshja momentalisht është plotësisht e hapur.
Veldin Hoxha merr përgjegjësi në një ndeshje shumë të rëndësishme
Veldin Hoxha pritet të jetë prej mesfushorëve të rëndësishëm të Kosovës në të ardhmen.
Dhe 22-vjeçari i lindur në Rijekë të Kroacisë, merr përgjegjësi në përfaqësuese në një ndeshje shumë të vështirë.
Hoxha, që bën karrierë te Rubin Kazani në Rusi, luan përkrah Leon Avdullahut në mesfushën e Kosovës në ndeshjen ndaj Suedisë që zhvillohet nga ora 20:45 në Goteborg.
Hoxha starton në mungesë të Elvis Rexhbeçajt të lënduar. Hoxha e ka vetëm një paraqitje për Kosovën. Ndaj Suedisë muajin e kaluar në Prishtinë, u aktivizua në minutën e 92-të në vend të Florent Muslijës.
Në përbërjen e Kosovës pas shumë vjetësh kthehet mbrojtësi i qendrës, Kreshnik Hajrizi. Ai debutoi më 19 nëntor 2022, kur luajti 90 minuta ndaj Ishujve Faroe.
I kishte edhe tri paraqitje të tjera në vitin 2023.
Hajrizi luan për Sionin në Zvicër, ndërsa ftohet rrallë në përfaqësuese. E ka fituar rastin të luajë përkrah Albian Hajdarit e Ilir Krasniqit për shkak të mungesave të shumta.
Kosova është gati për top-ndeshjen me Suedinë
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është gati për ndeshjen e vështirë dhe të rëndësishme ndaj Suedisë.
Kjo ndeshje zhvillohet sonte nga ora 20:45 në Goteborg të Suedisë. Për të dy përfaqësueset, ndeshja ka vlerë të madhe.
Kosova është e dyta në grupin kualifikues për Botëror me katër pikë. Suedia e ka vetëm një pikë. Muajin e kaluar në Prishtinë, Kosova fitoi 2:0 ndaj suedezëve.
Të përzgjedhurit e Franco Fodas të hënën paradite kanë mbajtur një stërvitje të lehtë, ndërsa tashmë janë në stadiumin ku luhet ndeshja.
Kosova pritet të ketë përkrahje të madhe në Goteborg.