Futboll

Shehi: Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë

ballkani

Trajneri i Ballkanit, Orges Shehi, ka vlerësuar fitoren ndaj Florianas. Por ai thotë se skuadra duhet të qëndrojë me këmbë në tokë.

“Rëndësi ka fitorja. Edhe pse nisëm keq, treguam karakter. Nuk e humbëm durimin dhe arritëm te fitorja.

Pësuam dy gola shumë të lehtë. Kjo ndodh në futboll dhe nuk dua të fajësojë lojtarët. Kemi mundur të luajmë edhe më mirë. Ballkani ka kaluar tranzicion të madh. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të fokusohemi vetëm në ndeshjen e radhës. Morëm një rezultat pozitiv, por ndeshja e dytë do të jetë edhe më e vështirë”, ka thënë Shehi.

Bleart Tolaj ishte prej më të mirëve te suharekasit. Ai i shënoi dy gola.

“Jam i lumtur për fitoren dhe golat. Shpresojmë që edhe në ndeshjen e dyta të fitojmë dhe ta kryejmë punën e kualifikimit. Unë luaj edhe si sulmues i dytë dhe aty i shfrytëzoj hapësirat”, ka thënë Tolaj pas ndeshjes.

Lexo përditësimet tjera
ballkani

Ballkani nuk lejon befasi, bën hapin e madh drejt raundit tjetër

Nënkampioni i Kosovës, Ballkani, e ka nisur me fitore garën evropiane për edicionin 2025/2026.Të martën mbrëma...