Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shaqiri mund të bëjë vend në listën e “më të mëdhenjve” të Liverpoolit

Xherdan Shaqiri

Liverpooli e ka publikuar një listë të lojtarëve më të mirë që kanë luajtur për “të kuqtë” që prej vitit 1892.

Dhe në edicionin e tretë, ku zgjidhen 100 lojtarët më të mirë dhe ata që kanë më së shumti vota, ka gjasa që vend të bëj edhe Xherdan Shaqiri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një listë me 100 lojtarë më të mirë është bërë në vitin 2006, e më pas në vitin 2013.

Që prej vitit 2013, Liverpooli ka fituar shumë trofe dhe ka pasur shumë lojtarë që kanë shkëlqyer.

Në listën me 250 lojtarë, vota dhe vend në mesin e 100 futbollistëve mund të bëj Shaqiri, kapiteni i Baselit, që te Liverpooli luajti prej vitit 2018 deri në vitin 2021.

Shaqiri me Liverpoolin e fitoi Premier Leaguen, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Evropës.

Voto KËTU