Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liverpooli nuk e harron Shaqirin

shaqiri

Foto: Associated Press

Gjiganti anglez i futbollit, Liverpool, nuk e ka harruar Xherdan Shaqirin.

Liverpooli e ka uruar Shaqirin të shtunën për ditëlindjen e 35-të.

Shaqiri tani është kapiten i Baselit, kurse luajti për Liverpoolin nga viti 2018 deri në vitin 2021. Me Liverpoolin fitoi Premier Leaguen dhe Ligën e Kampionëve.

Shaqirin e ka uruar edhe klubi më i madh gjerman, Bayern Munich. 

Në faqen zyrtare ka kujtuar Shaqirin që në vitin 2013 me Bayernin e fitoi tripletën. 

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, e ka shfaqur supergolin e Shaqirit në Kupën e Botës 2014 ndaj Hondurasit.