Arbitrat zviceranë të futbollit kanë qenë në qendër të vëmendjes së fundi. Pas Xherdan Shaqirit, një tjetër kosovar ka kritikuar ndarjen e drejtësisë në Superligën e Zvicrës.
Portieri i Kosovës dhe Luganos, Amir Shaipi, ka thënë se arbitrat kanë gjykuar tri herë në favor të ekipit Lausanne-Sport. Lugano e humbi 4:1 ndeshjen e zhvilluar të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne luajmë futboll apo jo. Nuk bëjmë balet. Shaqiri e tha mirë javën e kaluar. Duhet të mendojmë nëse kemi gjyqtarët më të mirë. Duhet të merrni me rezervë se si jepen penalltitë. Ndoshta arbitri donte që ekipi të më gjuante një penallti. Është e vështirë kur duhet të luftosh edhe me arbitrin”, ka thënë Shaipi për “bluewin”.
Shaipi është portier i parë i Luganos, që doli kampion i vjeshtës me 31 pikë. Baseli përfundoi i dyti me 30 pikë sa edhe Lausanne-Sport.
Lausanne fitoi katër penallti në ndeshjen e së dielës.