Siç qëndrojnë gjërat, FIFA mund ta ndëshkojë sërish Federatën e Futbollit të Serbisë, dhe këtë herë jo me numër më të vogël të shikuesve, por stadiumi “Rajko Mitiq” në Beograd, do të mbyllet për ndeshjen kundër Shqipërisë. Kështu ka shkruar të mërkurën gazeta serbe “Alo”.
Ndeshja Serbi – Shqipëri luhet më 11 tetor në Beograd.
Sipas mediumit serb, Federata e Futbollit e Serbisë pritet të dënohet për thirrjet “Kosova – Serbia” në ndeshjen Serbi – Angli e zhvilluar të martën mbrëma në Beograd.
Janë shpalosur edhe flamuj të Serbisë mbi hartën e Kosovës.
Ndeshja i takoi kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Anglia fitoi shumë thellë 5:0 ndaj Serisë.
Federata e Futbollit e Serbisë dënohet thuajse rregullisht nga UEFA. Shpesh edhe për thirrjet anti-Kosovë dhe për banerët me përmbajtje anti-Kosovë.