Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Serbët thërrasin “Kosova, Serbia”, Egnatia ndërpret ndeshjen në Banjallukë

Borci i Banjallukës - Egnatia

Borci i Banjallukës - Egnatia

Borci i Banjallukës dhe Egnatia u përballën të mërkurën në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Dhe tifozët e skuadrës vendëse janë dëgjuar duke bërë thirrje në kor “Kosova, Serbia”.

Thirrjet anti-Kosovë nisën në minutën e 66-të të ndeshjes të zhvilluar në Banjallukë, kryeqendrën e Republika Srpskas në Bosnjë-Hercegovinë.

Më pas stafi i kampiones së Shqipërisë vendosi ta tërhiqte skuadrën nga fusha. Pas diskutimeve mes gjyqtarit dhe kapitenëve të të dyja skuadrave ndeshja rinisi pas dhjetë minutash, ndërsa tribunat nuk u zbrazën.

VIDEO:

Ka pasur edhe thirrje tjera kundër Kosovës, ndërsa në tribuna ka qenë edhe flamuri i Serbisë mbi hartën e Kosovës.

Egnatia humbi 1:0 me gol të minutës së gjashtë të kohës shtesë.

Edhe UEFA dënon Egnatian, nuk ka ndonjë vendim për Borcin për fyerjet ndaj shqiptarëve Futboll UEFA dënon Egnatian, nuk ka ndonjë vendim për Borcin për fyerjet ndaj shqiptarëve

Nga minuta e 58-të, ekipi shqiptar luajti pa Arbin Zejnullain që u përjashtua direkt me të kuq. Në fund u përjashtua edhe Edison Ndreca.

Serbët e Bosnjë-Hercegovinës vazhdimisht shprehin qëndrime anti-Kosovë dhe qëndrim anti-shqiptare.

Egnatia do ta kërkojë revanshin pas një jave. Paraqitja para huliganëve serbë në Banjallukë jep shpresë për sukses.