Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pavarësisht përpjekjeve, Egnatia nuk e kalon Borcin

Egnatia

E përditësuar - Egnatia e Rrogozhinës nuk ka arritur që ta kalojë Borcin e Banjallukës dhe është eliminuar në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja kthyese e zhvilluar të mërkurën mbrëma në “Elbasan Arena” u mbyll me rezultatin 2:1. Në vazhdime nuk pati gola dhe kampionia e Shqipërisë u mposht në penallti 4:1.

Në minutën e 12-të, gjyqtari italian Fabio Maresca, ndërpreu ndeshjen për pak minuta pas thirrjeve të tifozëve.

Vetëm katër minuta më vonë, Egnatia kaloi në epërsi.

Aksionin e mirë të ndërtuar në gol e konkretizoi turku Melih Ibrahimoglu, me gjuajtje të saktë nga zona.

Edhe Egnatia eliminohet nga Championsi Futboll Egnatia eliminohet nga Championsi

Pas gjysmë ore lojë, skuadra mysafire i barazoi shifrat me Jovo Lukiqin.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Lorougnon Doukouo, e kaloi Egnatian sërish në epërsi, 2:1, me gol të minutës së 82-të.

Në vazhdime nuk pati gola.

Ndeshjen e parë në Banjallukë, në kryeqendrën e Republika Srpskas në Bosnjë-Hercegovinë, Borci e fitoi 1:0, me gol të minutës së 96-të.

Në atë ndeshje pati thirrje të shumta anti-Kosovë, që nisën në minutën e 66-të.

Edhe UEFA dënon Egnatian, nuk ka ndonjë vendim për Borcin për fyerjet ndaj shqiptarëve Futboll UEFA dënon Egnatian, nuk ka ndonjë vendim për Borcin për fyerjet ndaj shqiptarëve

Egnatia aventurën evropiane e vazhdon në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku do të ballafaqohet me Vikingurin e Islandës.


Egnatia shënon në fund, mbetet me gjasa për avancim

Kampionia e Superiores së Shqipërisë ka shënuar gol tetë minuta para fundit ndaj Borcit të Banjallukës dhe e ka dërguar ndeshjen në vazhdime. 

Lorougnon Doukouo ishte shënues. 

Turku Melih Ibrahimoglu shënoi për 1:0 në minutën e 17-të, kurse Jovo Lukiq i barazoi shifrat. 

Edhe Serbët thërrasin “Kosova, Serbia”, Egnatia ndërpret ndeshjen në Banjallukë Futboll Serbët thërrasin “Kosova, Serbia”, Egnatia ndërpret ndeshjen në Banjallukë

Egnatia është duke fituar 2:1 në ndeshjen kthyese të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. 

Ekipi që avancon tutje do të vendoset pas vazhdimeve, apo penalltive.