Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Selmani mund të jetë titullar në derbin ndaj Rapidit

Sulmuesi kosovar Astrit Selmani

Sulmuesi kosovar Astrit Selmani, pësoi një tronditje të dielën gjatë ndeshjes me FCSB-në. 

Gjatë ndeshjes, mbrojtësi i krahut të djathtë të FCSB-së, Valentin Cretu, e goditi me këmbë në kokë sulmuesin kosovar. 

Por, 27-vjeçari mund të paraqitet nga minuta e parë në derbin ndaj Rapid Bukueshtit të dielën në plejofin për titull të kampionit në Rumani. 

Te skuadra rumune kanë thënë se Selmani po ndihet mirë dhe mund të paraqitet nga minuta e parë në derbin ndaj Rapidit.

Selmani është golashënuesi i katërt më i mirë këtë edicion në elitën e futbollit rumun.

Edhe Selmani pëson tronditje, gjendja e tij është stabile Futboll Selmani pëson tronditje, gjendja e tij është stabile

Në 33 ndeshjet e zhvilluara, ka realizuar 12 gola dhe ka bërë gjashtë asistime. 

Ftohet herë pas here edhe nga Kosova.