Portugezi Fernando Santos ka marrë drejtimin e Përfaqësueses së Azerbajxhanit.
Santos 69-vjeçar u prezantua të mërkurën nga Federata e Futbollit të Azerbajxhanit.
Santos u lirua nga Beshiktasi në prill. Ai ka shumë përvojë në drejtimin e ekipeve përfaqësuese.
Santos udhëhoqi Portugalinë drejt titullit të kampionit në “Euro 2016”.
Ka drejtuar edhe Greqinë dhe Poloninë.