Futboll

Sa ka fituar financiarisht Drita me rezultatet e deritashme në Evropë?

Drita

Fitorja historike ndaj Shelbournet në Ligën e Konferencës të enjten e ka pasuruar Dritën me 400 mijë euro.

E në tri ndeshjet e deritashme, me këtë fitore dhe dy barazime ndaj Omonias dhe KuPS-it, Drita ka arkëtuar plot 666 mijë euro. Një barazim kalkulohet me 133 mijë euro, e fitorja me 400 mijë.

Me paraqitjen në fazën e ligës në Ligën e Konferencës, Drita veçse i kishte të garantuara 3 milionë e 170 mijë euro nga UEFA. Kjo e çon fitimin e përgjithshëm në këtë fazë për “Intelektualët” në mbi 3.8 milionë euro.

Drita i ka të parapara edhe të paktën tri ndeshje të tjera në këtë fazë. Ajo do ta presë Shkëndijën dhe Alkmarin, ndërsa i shkon edhe Rayo Vallecanos.

Nga tri ndeshje, Drita ka grumbulluar pesë pikë dhe është në pozitën e 13-të që aktualisht çon në fazën e plejofit në këtë garë.

Lexo përditësimet tjera
Fitore historike e Dritës në Evropë

Fitore historike e Dritës në Evropë

Kampionia e Kosovës në futboll ka shënuar fitore historike të enjten mbrëma. Pas dy barazimeve në...