Kampionia e Kosovës në futboll ka shënuar fitore historike të enjten mbrëma.
Pas dy barazimeve në fazën e ligës në Ligën e Konferencës kundër KuPS-it dhe Omonias, Drita shënoi fitore të madhe kundër Shelbournet në Dublin të Irlandës.
Golin e fitore 1:0 e shëoi sulmuesi i krahut, Almir Ajzeraj. Ai realizoi golin e fitores në minutën e 57-të.
Gjuajtja e Ajzerajt përfunoi në rrjetë me ndihmën e një devijimi të mbrojtësit, Lewis Temple.
Drita pati edhe disa raste tjera shënimi. Në minutën e 45-të kapiteni Rron Broja qëlloi traversën. Ai gjuajti me kokë, por topi përfundoi në traversë e më pas jashtë portës së Shelbournet, që luajti me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 17-të pas përjashtimit të James Norrisit. Futbollisti i ekipit irlandez u përjashtua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Almir Ajzerajt.
Tre minuta para se përjashtohej Norris, Shelbourne, qëlloi shtyllën. Harrye Wood e qëlloi shtyllën në tentim për të harkuar nga rivënia e këndit. Krahas shtyllës së qëlluar, Shelbourne pati rastet e saj për gol, por pa arritur t’i konkretizojë.
Me fitore, Drita është ngritur në vendin e 13-të me pesë pikë.
Drita ka fituar edhe në aspektin financiar pas fitores ndaj Shelbournet. Në xhirollogarinë e saj do t’i ketë 400 mijë euro, aq sa vlerësohet fitorja në Ligën e Konferencës. Në total pas dy barazimeve dhe fitores, Drita ka fituar 666 mijë euro nga UEFA.
Me paraqitjen në Ligën e Konferencës, Drita i kishte të garantuara 3 milionë e 170 mijë euro nga UEFA.
Ndeshjen e katërt, Drita e luan në Prishtinë më 27 nëntor kundër Shkëndijës së Tetovës.
Ramadani: Deri më tani është fitorja e një rangu më të lartë
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, e ka cilësuar të rëndësishme fitoren ndaj Shelbournet në Ligën e Konferencës.
“Ua uroj fitoren, ishte ndeshje e mirë me shumë vrap dhe angazhim. Unë mendoj se edhe epërsia numerike në fushë na lehtësoi punën, por jam i kënaqur me fitoren. E dinim se kundërshtari ka një sulm të shpejtë, u mbrojtëm mirë dhe erdhi momenti i ndëshkuam. Jam i lumtur me këtë fitore dhe duhet të vazhdojmë përpara”, ka thënë Ramadani në konferencën për media pas ndeshjes.
Ai ka theksuar se fitorja ndaj ekipi irlandez ka rëndësinë e vet. Por ka shtuar se, Drita ka shënuar fitore me peshë të madhe në të kaluarën.
“Deri më tani është fitorja e një rangu më të lartë, por më e rëndësishme nuk mund të them sepse kemi arritur fitore që ka pasur vlerën e titullit. Secila fitore ka vlerën e vet dhe e respektoj çdo fitore apo barazim. Normalisht çdo humbje dimë ta menaxhojmë dhe ta respektojmë”, është shprehur trajneri shkupjan.
Për Dritën ishte fitorja e parë në Evropë, përkatësisht në Ligën e Konferencës. Ka edhe dy barazime këtë edicion në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.
Sa ka fituar financiarisht Drita me rezultatet e deritashme në Evropë?
Fitorja historike ndaj Shelbournet në Ligën e Konferencës të enjten e ka pasuruar Dritën me 400 mijë euro.
E në tri ndeshjet e deritashme, me këtë fitore dhe dy barazime ndaj Omonias dhe KuPS-it, Drita ka arkëtuar plot 666 mijë euro. Një barazim kalkulohet me 133 mijë euro, e fitorja me 400 mijë.
Me paraqitjen në fazën e ligës në Ligën e Konferencës, Drita veçse i kishte të garantuara 3 milionë e 170 mijë euro nga UEFA. Kjo e çon fitimin e përgjithshëm në këtë fazë për “Intelektualët” në mbi 3.8 milionë euro.
Drita i ka të parapara edhe të paktën tri ndeshje të tjera në këtë fazë. Ajo do ta presë Shkëndijën dhe Alkmarin, ndërsa i shkon edhe Rayo Vallecanos.
Nga tri ndeshje, Drita ka grumbulluar pesë pikë dhe është në pozitën e 13-të që aktualisht çon në fazën e plejofit në këtë garë.
Drita kalon në epërsi
Drita ka kaluar në epërsi ndaj Shelbournet.
Golin e epërsisë e shënoi Almir Ajzeraj në minutën e 57-të.
Në fakt, gjuajtja e tij u devijua nga mbrojtësi që hyri në pjesën e dytë, Lewis Temple.
Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes Shelbourne – Drita
Nuk është shënuar asnjë gol në pjesë ne parë të ndeshjes ndërmjet Shelbourne dhe Dritës, në kuadër të Ligës së Konferencës.
Kampionia e Kosovës qëlloi traversën në minutën e 45-të nëpërmjet kapitenit Rron Broja. Ai gjuajti me kokë, por topi përfundoi në traversë e më pas jashtë portës së Shelbournet, që luajti me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 17-të pas përjashtimit të James Norrisit. Futbollisti i ekipit irlandez u përjashtua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Almir Ajzerajt.
Tre minuta para se përjashtohej Norris, Shelbourne, qëlloi shtyllën. Harrye Wood e qëlloi shtyllën në tentim për të harkuar nga rivënia e këndit.
Wood pati edhe një rast shënimi në minutën e 36-të. Por gjuajtja e tij nga goditja e dënimit përfundoi mbi portën e Dritës. Jashtë portës së portierit të Dritës, Faton Maloku, përfundoi edhe gjuajtja e gjuajtja e Ademipo Odubeko, në minutën e 34-t.
Shpëton Drita
Skuadra irlandeze, Shelbourne, krijoi rast të mirë shënimi në minutën e 34-t.
Por gjuajtja e Ademipo Odubeko, shkroi pran portës së portierit të Dritës, Faton Maloku.
Shelbourne mbetet me një lojtar më pak në fushë
Skuadra irlandeze, Shelbourne, ka mbetur me një lojtar më pak në fushë.
Në minutën e 17-të, James Norris u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Almir Ajzerajt të Dritës.
Tre minuta më më herët, Shelbourne, qëlloi shtyllën. Harrye Wood nga rivënia e këndit qëlloi shtyllën në tentim për të harkuar.
Publikohet formacioni i Dritës ndaj Shelbournet, ka befasi
Drita do të luajë në udhëtim te Shelbourne në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së ligës, në Ligën e Konferencës.
Pas dy ndeshjeve, Drita i ka dy pikë, një më shumë se skuadra irlandeze.
Për shkak të shumë mungesave në fazën e sulmit, Albert Dabiqaj do t’i prijë sulmit të gjilanasve. Ai do të përkrahet nga Raddy Ovouka dhe Almir Ajzeraj.
Formacioni i Dritës:
Maloku, Sheji, Pëllumbi, Bejtullai, Krasniqi, Broja, Limaj, Zidane, Ovouka, Ajzeraj, Dabiqaj.

Ndeshja nis nga ora 21:00.