Në mbi 4 milionë ka mbërritur shuma që ka fituar kampioni i Kosovës, Drita, deri tash në Ligën e Konferencës.
Pas fitores ndaj Shkëndijës 1:0 të enjten në Prishtinë, “Intelektualët” janë pasuruar edhe me 400 mijë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParaprakisht Drita kishte arritur në 666 mijë euro të fituara nga një fitore dhe dy barazime më herët. Tani me fitoren e dytë vetëm ndeshjet ia kanë siguruar mbi 1 milion euro. Një barazim kalkulohet me 133 mijë euro, e fitorja me 400 mijë.
E vetëm paraqitja në Ligën e Konferencës ia kishte garantuar 3.170 milionë euro.
Pas ndeshjes me Shkëndijën, Drita ka gjasa të sigurojë edhe më shumë të hyra financiare. Do të luajë edhe me Alkmarin e Rayo Vallecanon.
E gjasat janë rritur dukshëm për kualifikim edhe në fazë më të avancuar.
Ajo është e 8-ta në tabelën me 36 ekipe në këtë garë. Tetë pozitat e para shkojnë direkt në fazën e ardhshme, e ekipet e renditura nga pozita e 9 deri në 24 do të luajnë mes vete për t’u përballur në fazën e mëvonshme me tetë të parat.