Kampioni i Italisë, Napoli, ka bërë disa transferime në këtë afat kalimtar. Për transferimet dhe në përgjithësi për përgatitjet për edicionin e ri, të dielën ka folur mbrojtësi Amir Rrahmani.
Rrahmani ka thënë se faza përgatitore e edicionit të kaluar ka qenë më e vështira, ndërsa shpreson që këtë vit të kalojnë më lehtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të gjithë lojtarët që janë afruar janë të talentuar. Nuk kanë ardhur këtu rastësisht. Ata kanë luajtur për ekipe të forta dhe klubi i ka zgjedhur për një arsye. Të gjithë janë vërtetë të mirë”, ka deklaruar Rrahmani për “Sky Sport”. Ai foli në kampin stërvitor Dimaro, ku Napoli është duke u përgatitur.
Në mesin e lojtarëve të transferuar janë edhe mesfushori Kevin De Bruyne që u largua nga Manchester City, si dhe Sam Beukema që së shpejti pritet të nis stërvitjet me Napolin. Ai ishte lojtar i Bolognas.
“De Bruyne dinte shumë për Napolin para se të vinte. Ai i ka pyetur disa bashkëlojtarë te Belgjika. Ka shumë kualitet. Zakonisht kur shkon te ndonjë skuadër e re duhet të mësohesh të bësh atë që kërkon dhe dëshiron trajneri. Por, padyshim se De Bruyne është prej më të mirëve në skuadër. Sa i përket Beukemas, unë gjithmonë mundohem t’u flas mbrojtësve të rinj që transferohen. Ne duhet t’i mësojmë lëvizjet e njëri-tjetrit. Kjo është e rëndësishme, lëvizja në fushë, që do ta bënte punën edhe më të lehtë për mua”, ka deklaruar Rrahmani.
Rrahmani me Napolin i ka dy tituj të fituar në Serie A.