Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rrahmani e Zhegrova në formacionin virtual të ish-Jugosllavisë

Rrahmani - Zhegrova

Çka nëse Jugosllavia do të ekzistonte ende?

Kjo është pyetja që bëhet nga faqja që mbulon ngjarjet e futbollit “NextMex” në X të mërkurën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“NetMex” ka publikuar fotografinë se si do të mund të dukej formacioni i shtetit të dikurshëm federativ në vitin kur mbahet Kupa e Botës. Në njëmbëdhjetëshen startuese, “NextMex” ka përfshirë në qendër të mbrojtjes kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin, kurse në krahun e djathtë të mesfushës, Edon Zhegrovën. 

“Një skuadër e kombinuar jugosllave do të ishte plot me talent në çdo pozicion, cilësi të klasit botëror dhe thellesi. Por pyetja e vërtetë është… A do të ishin mjaftueshëm të fortë për të garuar për një Kupë Bote? Sinqerisht… jo vetëm që do të garonte, por lehtësisht mund të ishte një nga pretendentët kryesorë. Çfarë mendoni ju?”, shkruan kjo faqe.

Foto: NextMex

Në portë është përfshirë Jan Oblak i Sllovenisë, kurse bashkë me Rrahmanin në mbrojtje Josip Stanishiq i Kroacisë, Strahinja Pavloviq i Serbisë, Joshko Gvardiol i Kroacisë. Në mesfushë janë edhe Mateo Kovaçiq e Luka Modriq të Kroacisë dhe Elif Elmas. Dyshja e sulmit: Benjamin Sheshko i Sllovenisë dhe Dushan Vlahoviq i Serbisë.

Në ekipin e “NextMex” nuk ka pasur vend Vedat Muriqi i Kosovës e po ashtu asnjë lojtar nga Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi.

Pëzgjedhja e ekipit pa lojtarë të Bosnjë-Hercegovinës, e cila do të paraqitet në Kupën e Botës 2026, ka ngjallur reagime të shumta. 

Shqiptarët në fakt vazhdimisht janë diskriminuar edhe në futboll, në shtetin e dikurshëm federativ.