Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Xheko udhëheqë Bosnjë-Hercegovinën në Botëror

Edin Xheko

Përzgjedhësi i Bosnjë-Hercegovinës, Sergej Barbarez, të hënën ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për Kupën e Botës.

Sulmuesi veteran, Edin Xheko, do të udhëheqë boshnjakët, ndërsa është ftuar për herë të parë mesfushori Ermin Mahmiq.

Xheko dhe mbrojtësi Sead Kolashinac janë lojtarët e vetëm të ftuar nga Bosnja e që ishin edhe në Botërorin 2014.

Bosnjë-Hercegovina u kualifikua përmes plejofit, përkatësisht me fitore ndaj Uellsit dhe Italisë.
Boshnjakët në Grupin B do të përballen me Kanadanë, Katarin dhe Zvicrën.

Mahmiq është 21-vjeçar i lindur në Austri. Më herët këtë muaj FIFA pranoi kërkesën e këtij futbollisti për ndryshim të përfaqësueses. Ai ishte tek U21 e Austrisë së fundi. Ka luajtur edhe për U17 të Austrisë, ndërsa ishte tek U19 e Bosnjë-Hercegovinës.

Kerim Alajbegoviq është më i riu në ekip, por 18-vjeçari tashmë ka dëshmuar se është gati për skena të mëdha.