Superylli Cristiano Ronaldo nuk ka të ndalur.
Të dielën mbrëma ai realizoi golin e 901-të në karrierë.
Me golin e Ronaldos, Portugalia fitoi 2:1 ndaj Skocisë në kuadër të Grupit 1 të Ligës A të Ligës së Kombeve. Ndeshja u zhvillua në Lisbonë.
Ronaldo hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë, ndërsa golin e fitores e shënoi në minutën e 88-të. Shënoi nga afërsia.
Golin jubilar, të 900-të, Ronaldo e realizoi tri ditë më parë, për fitoren 2:1 ndaj Kroacisë.
Të dielën, Scott McTominay kaloi në epërsi 1:0 Skocinë në minutën e shtatë. Por portugezët u kthyen fuqishëm në pjesën e dytë. Bruno Fernandes barazoi shifrat në minutën e 54-t, para se Ronaldo të shënonte golin e fitores.