Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ronaldo e mbyll sezonin me golin e 936-të në karrierë

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo shënoi golin e 936-të në karrierë të hënën mbrëma në humbjen e Al Nassr ndaj Al Fateh me rezultat 3:2. Goli i shënuar të martën, mund të jetë i fundit për Ronaldon me fanellën e klubit saudit. Ai shënoi goli ne epërsisë 1:0 në minutën e 42-të. Ronaldo pritet t’i bashkohet ndonjë skuadre që do të paraqitet në Kupën e Botës për Klube.

Ronaldo nuk e ka vazhduar kontratën me Al Nassr, klub të cilit iu bashkua në vitin 2023. Skuadra e tij nuk e ka siguruar pjesëmarrjen në Botërorin me 32 skuadra që nis më 14 qershor e mbaron më 13 korrik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

FIFA ka lejuar që klubet të bëjnë marrëveshje afatshkurtra dhe ka spekulime se Ronaldo mund të luajë te ndonjë skuadër pjesëmarrëse.

Ka pasur raportime se 40-vjeçari mund t’i bashkohet Lionel Messit te klubi i Inter Miamit.