Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rexhbeçaj me Augsburgun ballafaqohen me Bayernin

Elvis Rexhbeçaj

Bayern Muncheni e kërkon fitoren e radhës në Bundesligën gjermane dhe vazhdimin e dominimit.

Bayerni të shtunën nga ora 15:30 e pret Augsburgun, ku paraqitet Elvis Rexhbeçaj. Kjo ndeshje i takon javës së 19-të të elitës gjermane të futbollit.

Bayerni ka 16 fitore dhe dy barazime. Është lider me 50 pikë.

Bavarezët humbjen e fundit e kanë pësuar më 26 nëntor të vitit të kaluar nga Arsenali në Ligën e Kampionëve.

Bayerni ka fituar nëntë ndeshjet e fundit ndaj Augsburgut në të gjitha garat.

Edhe Bundesliga me mbyllje të zjarrtë, “në lojë” Championsi dhe rënia nga liga Futboll Bundesliga me mbyllje të zjarrtë, “në lojë” Championsi dhe rënia nga liga

Augsburgu ka 16 pikë dhe e zë vendin e 15-të dhe po lufton për mbetje në elitë.

Rexhbeçaj xhiron e kaluar shënoi gol në barazimin 2:2 të Augsburgut ndaj Freiburgut.

Të shtunën nga ora 15:30 luhet ndeshja tjetër interesante mes Eintracht Franfkurtit dhe Hoffenheimit.

Te Hoffenheimi luajnë futbollistët kosovarë Albian Hajdari, Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu. Hoffenheimi ka 33 pikë dhe e zë vendin e tretë. Frankfurti ka 27 pikë në pozitën e shtatë.

Edhe Augsburgu i Rexhbeçajt fiton ndaj Leverkusenit Futboll Augsburgu i Rexhbeçajt fiton ndaj Leverkusenit

Klubi tjetër i madh gjerman, Borussia Dortmundi, luan të shtunën nga ora 18:30 në udhëtim tek Union Berlini.

Dortmundi ka 39 pikë dhe e zë vendin e dytë. Union Berlini renditet në pozitën e nëntë me 24 pikë.