Portieri i Bayernit, Manuel Neuer ka vendosur një rekord negativ në humbjen 5:4 nga Paris Saint-Germaini të martën mbrëma, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Për kampionin e Botës në vitin 2014 me Gjermaninë, ishte hera e parë që kishte pësuar pesë gola në Ligën e Kampionëve.
“Neuer jo vetëm që pësoi pesë gola, por ai po ashtu nuk arriti të priste asnjë gjuajtje të PSG-së. Kjo është e paprecedentë në një ndeshje të fazës nokaut të Ligës së Kampionëve që kur filloi të mbajë statistika në vitin 2010”, shkruan gazeta e madhe gjermane “Bild”.
“I patë golat. Është e vështirë të shpëtosh njërin prej tyre. Dy herë ishte shumë afër. Këta janë lojtarë të klasit botëror, kjo duhet të thënë”, tha Neuer pas ndeshjes.