Real Madridi e ka mposhtur të premten në Budapest Ferencvaroshin në miqësore me rezultatin 2:1.
Mario Rivas e kaloi në epërsi Realin në minutën e 41-të. Për 2:0 realizoi Carlos Espi në minutën e 49-të.
Golin e vetëm për Ferencvaroshin e shënoi Kenan Kodro në minutën e 57-të.
Klubi mbretëror nuk e nisi ndeshjen me lojtarët më të mirë, pasi trajneri Jose Mourinho vendosi të aktivizojë futbollistë të rinj.
Reali deri në fillim të edicionit të ri do t’i luaj edhe dy miqsore tjera.
Ndeshjen hapëse të edicionit 2026/27 në La Liga, Reali do ta luajë më 22 gusht ndaj Espanyolit.