Real Madridi e ka përfunduar vitin 2025 me fitore.
Reali të shtunën mbrëma e mposhti Sevillan në shtëpi me rezultatin 2:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të La Ligas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJude Bellingham me asistim të Rodrygos shënoi për 1:0 në minutën e 38-të.
Golin e dytë e shënoi ylli francez, Kylian Mbappe, nga penalltia në minutën e 86-të.
Mbappe është duke kaluar formë shumë të mirë këtë edicion. Ka realizuar 29 gola në 24 ndeshje në të gjitha garat. Ka kontribuar edhe me pesë asistime.
Te Sevilla, Marcao, në minutën e 68-të u përjashtua nga loja pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Adnan Januzaj te Sevilla në lojë u inkuadrua në minutën e 84-t.
Reali është në pozitën e dytë me 42 pikë. Lidere është Barcelona. Sevilla e zë vendin e nëntë me 20 pikë.