Real Madridi ka humbur apelin kundër UEFA-s në gjykatën më të lartë të sportit, CAS. Klubi spanjoll ishte gjobitur për tifozët që bënë thirrje homofobike ndaj Pep Guardiolas në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.
Dhe gjyqtarët e CAS-it vlerësuan se kënga e tifozëve ishte e një natyre të rëndë diskriminuese. Gjyqtarët vlerësuan se kënga ishte më serioze dhe dëmtuese sesa satira dhe shakatë e papranueshme.
Madridi ishte gjobitur me 30 mijë euro nga UEFA, por kishte kundërshtuar vendimin.
Vendimi i UEFA-s u la në fuqi nga CAS-i.