Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rashica mungon në fundjavë

Milot Rashica

Milot Rashica nuk mungoi në asnjërën prej 16 ndeshjeve në fillim të këtij sezoni për Beshiktashin dhe Përfaqësuesen e Kosovës.

Por, mungesën e parë të edicionit, Rashica do ta ketë në fundjavë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

28-vjeçari nuk do të mund ta ndihmojë Beshiktashin të dielën, në duelin në shtëpi ndaj Konyasporit, në ndeshjen e xhiros së nëntë të Superligës turke.

Rashica u lëndua në ndeshjen e fundit me Kosovën, që e mposhti Qipron në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, 3:0.

Ai u zëvendësua në minutën e 16-të për shkak të problemit muskulor.

Rashica në 12 ndeshje me Beshiktashin këtë edicion ka shënuar një gol, ndërsa ka edhe katër asistime.