Milot Rashica dhe Ernest Muçi synojnë Kupën e Turqisë me Beshiktashin. Dy futbollistët shqiptarë ishin ndër më të mirët në fitoren që Beshiktashi e arriti të mërkurën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Turqisë kudër Ankaraguçut. Muçi shënoi golin e fitores 1:0.
“Të gjithë e kanë parasysh se kemi pasur një sezon tejet të vështirë dhe të dobët, por që kemi gjasa që këtë edicion të dobët ta mbyllim me fitimin e Kupës dhe t’i gëzojmë tifozët tanë me këtë sukses”, ka thënë Rashica.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo27-vjeçari iu bashkua Beshiktashit verën e shkuar dhe këtë edicion ka 5 gola e 7 asistime në të gjitha garat.
Suksesin në finale e kërkon edhe Muçi. “Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne. Ne treguam karakter. Ishte një fitore e rëndësishme për të gjithë, për ne dhe shikuesit tanë”, ka thënë Muçi. Muçi në Superligën e Turqisë ka shënuar tri gola në 11 ndeshje. Beshiktashit iu bashkua në shkurt të këtij viti.