Sport

Rashica e Muçi në gjysmëfinale të Kupës së Turqisë

Milot Rashica

Beshiktashi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Turqisë në futboll.

Të mërkurën në çerekfinale, Beshiktashi fitoi 2:0 ndaj Konyasporit.

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, dhe ai i Shqipërisë, Ernest Muçi, startuan te Beshiktashi. Rashica luajti deri në minutën e 70-të, ndërsa Muçi deri në minutën e 90-të.

Në gjysmëfinale, që zhvillohet me dy ndeshje, Beshiktashi takohet me Ankaragucu.